Lidhja Rajonale e Futbollit (LRF), Gjilan njofton për angazhimin e Besim Halimit në pozitën e anëtarit të bordit, duke plotësuar kështu strukturën udhëheqëse të regjionit.
Halimi vjen si përfaqësues i Klubit Futbollistik “Vllaznia” nga Pozherani, derisa ka bagazh të madh sportiv me kontributin e dhënë ndër vite dhe jo vetëm për klubin.
“Duke i uruar Halimit mirëseardhje në bord, gjithashtu i urojmë punë të mbarë dhe të palodhshme”, thuhet në njoftimin e LRF-së, Gjilan. /2LONLINE/