DYLON

Besiktas interesohet për Valdet Ramën

Avatar photo Redaksia

Kubi turk Besiktas është duke bërë përpjekje për të blerë lojtarin shqiptar Valdet Rama, i cili luan për Real Valadolid-in spanjoll. Sipas gazetës turke online të Gjermanisë GazeteFutbol.de, të cilës i referohet albinfo.ch, turqit. përmes ndërmjetësuesit të tyre, Mustafa Karan duan ta kenë Ramën në gjrin e tyre në fund të sezonit.

Rama konsiderohet si njëri nga das kandidatë me të cilët Besiktasi planifikon të përforcohet. Futbollisti shqiptar është i përshtatshëm si për krahun e majtë ashtu dhe për të djathtin dhe kështu pritet të përforcojë dukshëm prapavijën e dobët të Besiktasit.

EkoHigjiena

Për klubin spanjoll. Rama 26 vjeçar deri më tashti ka luajtuur 26 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ndërsa për kombëtaren e Shqipërisë ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shëniar 5 gola.

Së fundi ka shënuar kundër Maltës në ndeshjen e luajtur në fillim të marsit ku Shqipëria fitoi me rezultatin 2:0.

Vlera e kartonit të Ramës sipas trasfermarkt.de është 1.0 milion euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.