DYLON

Besart Krivanjeva rikthehet te SC Gjilani

Besart Krivanjeva rikthehet te SC Gjilani
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka bërë me dije se ka rikthyer në shtëpi futbollistin Besart Krivanjeva dhe se ky bashkëpunimi ndërmjet dy palëve ka marrë ngjyrën e firmës dhe vlefshmërinë deri në verën e vitit 2027.

Krivanjeva vjen si kampion i dyfishtë me ekipin e Strugës nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, derisa më parë ka djersitur fanellat e klubeve si Shkupi, Metalurg dhe Egnatia.

EkoHigjiena

“Për 29-vjeçarin nga Shkupi kjo është aventura e dytë te kuqebardhët, pasi që tre vite më parë ishte transferuar nga Egnatia, me ç’rast regjistroi një sezonë për tu mbajtur mend”, njofton SC Gjilani.

Krivanjeva është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani, derisa ekipit do ti bashkohet në fazën përgatitore e cila fillon më 1 Korrik.

“SC Gjilani i uron shumë suksese Krivanjevës me ngjyrat “kuqebardh””, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/