/2L ONLINE/ – Besa Baftiu është zgjedhur kryetare e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e mori besimin e anëtarësisë së Vetëvendosjes në Gjilan, në një garë ku për kundërkandidat kishte Nevzad Isufin dhe Shemsi Sylën. Nga burimet e Portalit 2L ONLINE, mësohet së fitorja e saj ishte bindëse, ndaj dy kundërkandidatëve tjerë.
Përndryshe procesi i zgjedhjeve të brendshme të Vetëvendosjes në Gjilan, që ishte një proces mbi dy mujor, është zhvilluar në të gjitha nivelet ku tani dihen strukturat e reja udhëheqëse në të gjitha nivelet duke përfshirë edhe kreun e e Qendrës. /2L ONLINE/