DYLON

Berivojcë: Përurohet rregullimi i shtratit i përroit dhe parku i fshatit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në praninë e qytetarëve të gjitha komuniteteve sot në fshatin Brerivojcë të Kamenicës u bë përurimi i rregullimit të shtratit të përroit dhe parkut. Projekti në fjalë është realizuar në kuadër të programit BE-së, “Kosova e bukur” e cila është financuar nga BE-ja,ndërsa realizimi është bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim(IOM) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,si dhe me participim të Komunës së Kamenicës,vlera e projektit është mbi 200.000 Euro. Ky fshat shumë etnik me marrëdhënie të mira ndëretnike është përfitues i shumë projekteve të realizuara të infrastrukturës.

Në përurim ishin të pranishëm ,zonja Poder nga zyra e BE-së, zv. ministri Qazim Rrahmani, kryetari Komunës z. Begzad Sinani, përfaqësuesit e IOM-it,nënkryetarët e Komunës z.Fatmir Matoshi dhe z.Dragisha Savic, drejtorët e drejtorive komunale, shoqëria civile etj.

EkoHigjiena

Zonja Poder, njoftoi se deri më tani janë realizuar shumë projekte në Kosovë në të mirë të qytetarëve, për të cilat janë investuar 7 milion euro, ndërsa komunat kanë marrë pjesë me 1 milion euro, ndërsa mbi 400 mijë qytetarë të papunë ishin të punësuar përkohësisht,ky projekt është i treti që është realizuar në komunën tuaj,njëherazi i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti, njëherit i porosisë që ta ruajnë dhe të jenë të përgjegjshëm për gjenerata e reja.

Zv. Ministri Qazim Rrahmani ,falënderoi BE-në e cila ka investuar në ato fusha të cilat janë në menaxhimin e kësaj ministrie. Në emër të komunitetit folën përfaqësuesit e tyre Xhevat Katrati, Vllastimir Jevtiq dhe në emër të komunitetit rom Ramiz Kryeziu. Këta i falënderuar kontribuesit për këtë projekt që i’a zbukuruan pamjen fshatit.

Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani tha se, ideja për këtë projekt ka buruar nga komunitetet e këtij fshati me të cilët kemi zhvilluar kontakte të shumta, kryetari i premtoi qytetarëve se do të angazhohet që edhe pjesa e cila ka mbetur e pa rregulluar do të realizohet brenda këtij viti, njëherit do të vazhdojmë edhe me realizimin e projekteve të tjera për këtë fshat ./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.