DYLON

Berivocja i prezanton prioritetet para kreut të komunës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE)  – Është mbajtur takimi i parë  i kreut të komunsë së kamenicës me banorët e fshatit Berivojcë , me ktë rast kryetari i bashkësisë Lokale të Berivojcës Xhevat Kastrati prezantoi  listën e prioriteteve për këtë mandat qeverisës si : asfaltimi i rrugës prej vendit të varrezave deri te Restaurant Konaku, shkollën fillore, një çerdhe për fëmijë, një fushë futbolli, përmirësimi i rrjetit elektrik, rregullimi i ujësjellësit dhe kanalizimit, një Ambulancë, rregullimi i trotuarit që lidhë  Berivojcën me Koretinin si dhe rregullimi dhe mirëmbajtja e prockës që kalon përmes fshatit,

Nga ana e tij, kryetari i komunës  Begzad Sinani i falënderoi të gjithë për besimin e dhënë për të qeverisur me Komunën, dhe tha se është takimi i parë me qytetarë të një lokaliteti pas marrjes së detyrës së Kryetarit Komunës. “Unë edhe gjatë fushatës kam identifikuar problemet e fshatit tuaj  dhe jam në dijeni ne do të bashkëpunojmë me Qeverinë e Republikës së Kosovës,Investitorë dhe Donatorë, në  mënyrë që çdo qytetar  të Komunës sonë ti përmirësojmë e kushtet e jetës”, ka thënë Sinani..

EkoHigjiena

Në këtë takim prezantuan edhe Policia e Kosovës ku informuan qytetarët me rastet më të shpeshta që paraqiten dhe ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë që të parandalojnë dhe zbulojnë rastet e ndryshme kriminale. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.