Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, pas disa shkrimeve të fundit, dëshiron të sqarojë publikun marrëveshjen e arritur në mes të Komunës së Gjilanit, Ministrisë së Shëndetësise dhe të Caritas-Kosova rreth tre vite më pare, lidhur me projektin “Perkujdesja shtëpiake shëndetësore për të moshuarit dhe njerezit e palevizshëm”, ku të tri palët participojnë në shumën e caktuar nëpërmjet kësaj marrëveshje.
Qeveria komunale e Gjilanit, në krye me Lutfi Hazirin, ka bërë punë të jashtëzakonshme për ofrim të shërbimeve shëndetësore ndaj të gjithë qytetarëve të saj deri në punktin më të larget, siç është Verbica e Zhegocit apo Shurdhani si AMF (Ambulanca të Mjekësisë Familjare) të cilat janë të hapura pesë ditë në javë.
Që të arrihet kjo, ka qenë e nevojshme të aktivizohen një numër i punëtorëve shëndetësor nëpërmjet projektit të Caritas-Kosova për ofrim të shërbimeve shëndetesore dhe përkujdesje shtëpiake.
Është viti i tretë me radhë që këta punëtorë ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e komunës së Gjilanit, për të gjithë ata pacientë të cilët janë të palëvizshem, raste të rënda dhe të atyre të cilet janë pa përkujdesje shtëpiake, ku ekipet e tona shkojnë në shtëpi dhe i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore të nevojshme.
Pagesa për punëtorët shëndetësor është vazhdimësi dhe bëhet në periudha kohore të caktuar nga palët nënshkruese të kësaj marrëveshje në bazë të participimit nga ana e tyre.
Institucionet komunale siç është QKMF, DSHMS, e konkretisht kryetari i Komunës Lutfi Haziri, janë në kontakt të vazhdushem me institucionet në fjalë dhe të martën, ky i fundit është takuar me përfaqësuesin e Caritas-Kosova, Don Viktorin dhe janë duke punuar në atë drejtim që sa më parë që është e mundur t’i kryejmë obligimet ndaj punëtorëve shëndetësor.
Komuna e Gjilanit nuk do t’u mbetet borxh as edhe një cent këtyre punëtorëve, thuhet në sqarimin e drejtorit të Qendres Kryesore së Mjekësisë Familjare në Gjilan, dr. Fejzulla Berisha.