Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është shprehur tejet i emocionuar pas vendimit të CAS-it, që ia dha fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë. Në një postim të tij në “facebook”, Etriti zbulon se lajmin e madh e mori nga familja e tij. “Për mua ishte një kënaqësi kur e mësova lajmin nga familja ime, mirëpo më e mira ishte ndjenja e drejtësisë. Vendim i pritur e mundësi edhe më e mirë për ne në ndeshjet e radhës. Nuk duhet të kemi eufori, janë edhe katër finale që na presin. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim ëndrrën tonë bashkë me ju dhe të tregojmë se jemi një ekip dhe kombëtare e pandarë, që japin shpirtin në fushë”, ka shkruar Berisha.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=36307