DYLON

Berisha: Mbi 18 mijë lëndë janë shqyrtuara nga drejtoria e Kadastrit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në një konferencë për media, drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Sadudin Berisha, ka bërë prezantimin e punës nëntë mujore në këtë dikaster, duke potencuar angazhim maksimal të stafit të kësaj drejtorie.

Berisha ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe janë trajtuar mbi 18 mijë lëndë dhe duke ofruar shërbime për mbi 30 produkte të ndryshme duke nisur nga kopjet e planit e deri tek hipotekat që shfrytëzohen për investime në ekonominë e Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Drejtori Berisha ka thënë se edhe bashkëpunimi me trupat e Kuvendit Komunal ka qenë në nivelin më të mirë në këtë periudhë.

“Të gjitha vendimet e proceduara në trupat profesionale të Kuvendit, si në Komitetin për Gjeodezi, në komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës janë miratuar të gjitha, që dëshmon për ligjshmërinë e atyre vendimeve të cilat janë bërë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës”, potencoi Berisha, duke shtuar se çdo punë qëështë bërë për këtë periudhë kohore ka qenë 100 % në suaza të rendit ligjor të këtij dikasteri.

Edhe sa i përket përgatitjes së elaborative për shpronësim, Berisha ka thënë se është bërë një punë e madhe, duke pohuar se për tri zona sipas Planit Rregullues Detal Urbaniztik.

“Elaboratet për shpronësim janë përgatitur për tri zona në qytet në bazë të Planit Rregullues Detal Urbaniztik. Elaborate për zonën “Fidanishte”, “Kampi Montieth” dhe jemi në përgatitjet përfundimtare për elaboratet e shpronësimit për zonën “Livadhet e Arapit”. Kështu në këto tri zona kemi të bëjmë me 1208 pacela katastrale dhe sipërfaqja shpronësuese vetëm për infrastrukturë rrugore kap shifrën prej mbi 31 ha, pa u llogaritur këtu edhe shpronësimet që do të ndodhin më pas për infrastrukturën përcjellëse në interes publik, sipas këtyre planeve”, tha ai, duke spikatur edhe debatet e organizuara me pronarët e këtyre ngastrave.

Drejtori Berisha ka bërë të ditur edhe punën qëështë bërë e po vazhdon të punohet në rregullimin e marrëdhënieve pronësore – juridike në lagjen “Dardania”, që, siç ka thënë ai, ka evidencë të parcelave që figurojnë prona komunale e që në realitet janë prona private.

Sadudin Berisha, ka informuar se drejtoria që ai udhëheq, ka bërë përpunimin e shënimeve për rrugën Gjilan – Prishtinë deri tek rruga qarkore, te Dheu i Bardhë, pastaj korrigjimin e të dhënave katastrale në objektin e “Soliterit”, sepse me rastin e rekonstruimit, janë konstatuar gabime nga kompania kontraktuese në vitet e mëhershme, duke gjetur shpërputhje të të dhënave kadastrale dhe gjendjes faktike.

Ai ka thënë se si drejtori kanë bërë një sërë shënimesh katastrale.

“Kemi bërë shënimin katastral të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, pastaj të rrugës “Mulliri i Arapit”në Zabel, pastaj sipas planit urbaniztik është bërë shënimi i rrugës Gjilan – Preshevë deri në fshatin Velekincë, pastaj i rrugës Gjilan – Bujanoc, Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan Ferizaj. Në shënimin e këtyre rrugëve është konstatuar se nuk kemi cënim të pronës publike”, ka thënë ai, duke potencuar se aktivitete të tilla kanë vazhduar edhe në shënimin e rrugëve fushore në zonat rurale si në Zhegër, Lladovë, Nasalë, Cërrnicë dhe Përlepnicë, me një gjatësi prej mbi 8 mijë metra gjatësi.

Ai gjithashtu ka informuar se deri më tani kanë përfunduar 16 incizime në terren të pronës komunale, për të vazhduar edhe më tutje deri në incizimin e pronave komunale në përgjithësi, sitë objekteve komunale, shkollave, ambulantave, fusha sportive, ku janëkonstatuar se ka objekte që janë të vendosura në pronat shoqërore që janë të parregulluara në fushën e marrëdhënieve pronësore – juridike dhe do të vazhdohet tutje deri në përfundimin e të gjitha incizimeve.

“Kemi mbi 30 pronarë të pronave private të cilët në funskion të hapjes së rrugëve publike i kanë falur pronat e tyre për këtë qëllim, si në Livoç të Epërm, 22 pronarë me sipërfaqe prej 2114 metra katrorë, Lladovë 6 pronarë me sipërfaqe prej 825 metra katror, një në Bresalc me 452 metra katror”, ka thënë ai, duke shprehur falënderim në emër të kryetarit Haziri, të cilët janë kontributdhënës në hapjen e rrugëve dhe investimeve.

Ndërsa në aspektin e pronave të hipotekuara që janë bërë për këtë periudhë kohore sipas drejtorit Berisha, kapin shumën prej mbi 62 milionë euro./2L ONLINE/