Drejtoria e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës gjatë 5-mujorit të punës kanë realizuar 11 mijë lëndë, ndërkaq 81 të tjera janë në proces.
“Nga 11 mijë lëndët e kryerja kanë të bëjnë me rregullimin e marrëdhënieve pronësoro-juridike që nga trashëgimia e deri të shitblerja, hipotekat, kopje të certifikatave pronësore, ceritikata të gjendjes ekonomike, sikurse edhe kopje të planit. Të gjitha këto lëndë janë kryer në afat rekord, duke mos i lënë në pritje qytetarët”, ka thënë drejtori i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës, Sadudin Berisha.
Berisha tha se janë në procesin e harmonizimit të pjesës tekstuale dhe grafike të gjendjes kadastrale dhe asaj të planifikuar si në kampin
“Montieth” që përfshinë 25 zona kadastrale sipas kërkesave të qytetarëve.
Ai tha se janë në procedim të kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve qeveritare dhe komunale lidhur me cështjet pronësore në realizimin e projekteve kapitale sic janë autoudha Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, segmenti zona kadastrale Ponesh e Bresalc, ku janë 500 parcela katastrale.
Berisha theksoi se janë përmbyllur 50 parcelat nga projekti i hyrje-daljeve Gjilan-Prishtinë, ndëkraq pohoi se janë paguar mbi 260 mijë euro në emër të shpronësimeve në realizimin e projekteve rregulluese urbane.