Berisha dhe Rama morën pjesë në shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Berisha dhe Rama morën pjesë në shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë zonjës Olta Xhaçka, po marrin pjesë në shënimit e 10- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në Tiranë, ministri Berisha në fjalën e tij tha: ,,Jemi shumë të nderuar që bashkë me komandantin e FSK-së dhe stafin e Ministrisë , po marrim pjesë në shënimin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e konsideruar edhe si vendim historik për rajonin e Ballkanit. Jemi të lumtur që Shqipëria sot, gjendet krah përkrah me shtetet aleate në misione të ndryshme paqeruajtës në vende të ndryshme të botës. Por, ne jemi të gëzuar edhe për pranimin e shteteve të tjera të rajonit në NATO, anëtarësimi i tyre si dhe shteteve të tjera në të ardhmen ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon. Edhe Kosova objektiv strategjik ka anëtarësimin në NATO’’.

Ministri Berisha gjithashtu i ka njoftuar të pranishmit edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar: ,,Kuvendi i Kosovës me votë unanime, në fund të vitit të kaluar ka miratuar tri ligjet që i japin Forcës së Sigurisë të Kosovës mandat të ri. Ky vendim, është vendim sovran i shtetit të Kosovës i njohur nga 118 vende të botës dhe nga Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010.

Prej 21 janarit të këtij viti, kemi filluar realizimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan ky që do të jetë transparent, gradual 10-vjeçar, ku zbatimi i këtij plani do të ndodhë në tri faza.

FSK-ja, edhe me mandatin e ri, do të jetë institucion profesional, i besueshëm dhe shumetnik. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in në Kosovë dhe nuk e kontestojmë asnjëherë mandatin e KFOR-it në Kosovë. U jemi shumë mirënjohës të gjitha shteteve që përmes KFOR-it kanë dhënë kontribut 20- vjeçar për një mjedi më të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Të gjitha të arriturat e deritashme, janë meritë e një bashkëpunimi të afërt me KFOR-in dhe NATO-në në Kosovë. Përkundër rrugës tragjike nëpër të cilën ka kaluar Kosova, ne jemi të përkushtuar të punojmë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë dhe që tani jemi të gatshëm me kapacitetet që posedojmë dhe ato qe do t’i ndërtojmë, të mos jemi vetëm konsumues por edhe kontribuues të sigurisë”.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministra Mbrojtjes, shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare dhe të komandave të NATO, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në Tiranë.

KOMENTE