DYLON

“Bereqeti” shpërndau 85 pako ushqimore për familjet e komunitetit rom në Gjilan

“Bereqeti” shpërndau 85 pako ushqimore për familjet e komunitetit rom në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – dega në Gjilan, në bashkëpunim me organizatën humanitare Deniz Feneri nga Turqia, ka realizuar një aktivitet humanitar duke shpërndarë 85 pako ushqimore për familjet e komunitetit rom në komunën e Gjilanit.

Ky aktivitet bamirësie u organizua me qëllim të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe forcimit të solidaritetit ndërmjet komuniteteve, veçanërisht në këtë periudhë të rëndësishme për besimtarët. Pakot ushqimore përmbanin produkte bazike ushqimore të cilat do të ndihmojnë familjet për përmbushjen e nevojave të tyre të përditshme.

EkoHigjiena

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shpreh mirënjohje të veçantë për organizatën Deniz Feneri për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve humanitare, si dhe për Shoqatën “Bereqeti”, e cila vazhdon të jetë pranë familjeve në nevojë përmes aktiviteteve të ndryshme bamirëse.

Përmes iniciativave të tilla humanitare synohet të përçohet mesazhi i solidaritetit, humanizmit dhe përkujdesjes ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë, duke forcuar frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në shoqëri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.