Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti” me aksionin e ndërmarrë “Sofra e Ramazanit” sot ka vizituar fshatin Stublinë që gjendet në brezin kufitar Kosovë – Serbi.
Agim Hyseni, koordinator i kësaj shoqate ka bërë me dije se aty u ndihmuan familjet e mbetura në këtë fshat gjithsej shtatë familje, me nga një pako ushqimore e cila përfshin gjërat më elementare për ushqim, si: sheqer, vaj, oriz, makarona, qaj, krip, hurma, ajvar si dhe gjërat më elementare higjienike: detergjent, sapun, shampon etj.
Me këso pako u ndihmuan edhe 11 familje nga fshati Uglarë me gjendje jo të mirë sociale.
“Shoqata “Bereqeti” shpreson se gjatë këtij muaji do të ndihmojmë secilën familje e cila është në gjendje më të vështirë sociale”, ka thënë Hyseni.