DYLON

“Bereqeti” ndihmoi Handikos-in dhe Shoqatën e të Verbërve me pako ushqimore

“Bereqeti” ndihmoi Handikos-in dhe Shoqatën e të Verbërve me pako ushqimore
Avatar photo Redaksia

Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti” me aksionin e ndërmarrë “Sofra e Ramazanit” sot ka vizituar Handikos-in dhe Shoqatën e të Verbërve.  “Bereqeti” ka ndihmuar  të verbëritë e shoqatës përkatëse si dhe personat me aftësi të kufizuar me 43 pako ushqimore.

Me këtë rast u ndihmuan 43 familje, me nga një pako ushqimore e cila përfshin gjërat më elementare për ushqim, si: sheqer, vaj, oriz, makarona, qaj, krip, hurma, ajvar si dhe gjërat më elementare higjienike : detergjent, sapun, shampon etj.

Agim Hyseni, koordinatori shoqatës ka bërë me dije se me pako ushqimore u ndihmuan edhe 50 familje të tjera nëpër lagje të ndryshme të qytetit të Gjilanit duke ua dërguar pakot ushqimore nëpër familjet e tyre për shkak të situatës së krijuar të pandemisë kur lëvizja e qytetarëve është e kufizuar dhe për të mos krijuar radhë ku nuk mundë të respektohet distance e kërkuar nga institucionet e vendit.

EkoHigjiena

“Aksioni i Bereqetit vazhdon edhe më tutje duke pritur ende donacione dhe në të njëjtën kohë duke i destinuar në familjet në nevojë”, ka thënë Hyseni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.