Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti” me aksionin e ndërmarrë “Sofra e Ramazanit” sot ka vizituar Handikos-in dhe Shoqatën e të Verbërve. “Bereqeti” ka ndihmuar të verbëritë e shoqatës përkatëse si dhe personat me aftësi të kufizuar me 43 pako ushqimore.
Me këtë rast u ndihmuan 43 familje, me nga një pako ushqimore e cila përfshin gjërat më elementare për ushqim, si: sheqer, vaj, oriz, makarona, qaj, krip, hurma, ajvar si dhe gjërat më elementare higjienike : detergjent, sapun, shampon etj.
Agim Hyseni, koordinatori shoqatës ka bërë me dije se me pako ushqimore u ndihmuan edhe 50 familje të tjera nëpër lagje të ndryshme të qytetit të Gjilanit duke ua dërguar pakot ushqimore nëpër familjet e tyre për shkak të situatës së krijuar të pandemisë kur lëvizja e qytetarëve është e kufizuar dhe për të mos krijuar radhë ku nuk mundë të respektohet distance e kërkuar nga institucionet e vendit.
“Aksioni i Bereqetit vazhdon edhe më tutje duke pritur ende donacione dhe në të njëjtën kohë duke i destinuar në familjet në nevojë”, ka thënë Hyseni.