DYLON

“Bereqeti” ndanë 100 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale

“Bereqeti” ndanë 100 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale
Avatar photo Redaksia

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndarë 100 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale.

Pakot ushqimore ishin të përgatitura me gjërat më elementare për të përgatitur sofrën e iftarit, si: miell, sheqer, vaj, kripë , fasule, makarona etj. 

EkoHigjiena

Këto pako ishin donacion nga Shoqata Kulturore  Humanitare ”Istanbul”, e cila aktivitetin e saj në Kosovë e zhvillon që nga paslufta e deri më tani.

Ky aksion humanitar është vetëm sa  për të shënuar fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, ndërsa aktiviteti i shoqatës do të vazhdojë deri  sa të arrijnë te skamnori i fundit.

“Në të njëjtën kohë bëjmë thirrje nga xhemati që aksionin me sloganin “Sofra  e Ramazanit” ta përkrahin duke dhuruar 25 euro për një pako ushqimore, ndërsa ne do të përkujdesemi që pakoja e dhuruar të arrijë në familjen e merituar”, thuhet nga drejtuesit e kësaj shoqate.

Aksioni për grumbullimin e mjeteve për përgatitjen e pakove ushqimore mbahet prej namazit të xhumasë, në secilën xhami të komunës së Gjilanit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.