“Tuttomercatoweb.com”, ueb-faqe e profilizuar në lajmet rreth transferimeve të lojtarëve, shkruan sot se klubi italian Atalanta praktikisht e ka mbyllur marrëveshjen me Zyrihun për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Berat Gjimshitin.
Gjithnjë sipas portalit italian, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe për hollësitë e fundit dhe 22-vjeçari në orët e ardhshme pritet të udhëtojë drejt Bergamos për të kryer kontrollet mjekësore e për të hedhur firmën në kontratë.
Përveçse për lojtarin, i cili së fundmi u përjashtua nga ekipi zviceran, transferimi i Gjimshitit është një lajm i mirë edhe për trajnerin e kuqezinjve, Xhani De Biazi, në prag të Kampionatit Evropian.