DYLON

Beqiri takohet me Korhecz, diskutohet ligji për këshillat kombëtare

Avatar photo Redaksia

Një delegacion i kryesuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri ka qëndruar për një vizitë pune në Këshillin Kombëtar Hungarez ku u mirëprit nga kryetari i saj, Tomas Korhecz në Suboticë.

Gjatë vizitës përveç temave rreth gjendjes politike dhe gjendjes së pakicave kombëtare me theks të veçantë rreth zbatimit të Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale në serbi si dhe nevoja emergjente për avokimin e ligjit të ri para parlamentit republikan.

EkoHigjiena

Kjo vizitë gjithashtu kishte për qëllim shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave të këtyre institucioneve në raport me funksionimin e administratave dhe qasjen ndaj institucioneve republikane.

Dy krerët e këtyre institucioneve shprehen gatishmërinë për një bashkëpunim më intensiv për zgjidhjen e çështjeve në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit duke vënë theksin se zbatimin i ligjit mbi këshillat nacionale është esencial në respektimin e të drejtave të pakicave nacionale, thuhet në njoftimin e KKSH-së, transmeton Titulli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.