Në sallën kuvendit komunal në Vranjë është zhvilluar debat publik mbi raportin vjetorë të mbrojtësit të qytetarëve dhe komisionarit për informacionet e rëndësisë publike dhe mbrojtjen e të dhënave.
Mbrojtësi i qytetarëve në Serbi, Sasha Jankoviq gjatë fjalimit të tij tha se do të ju dëgjojmë ne juve për pozitën në të cilën gjendeni ju në vendin e punës pavarësisht ku punoni në mënyrë që ne të ju ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave tuaja, raporton Titulli.
“Ligjet moderne janë pakë në Serbi që me dhënë menjëherë rezultate. Nga ai moment kur numri i ankesave do të fillojë të bie, atëherë është shenjë se kemi arritur nivel të lartë”, deklaroi në Vranjë Rodoljub Shabiq, komisioner për informacionet e rëndësisë publike dhe ruajtjen e të dhënave personale.
Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Galip Beqiri gjatë debatit publik në Vranjë ngriti çështjen e zvogëlimit të numrit të anëtarëve të KKSH-së nga 29 në 15 anëtarë.
“Është për çudi fakti ku me regjistrimin e vitit 2011 shqiptarët e bojkotuan këtë proces, ndërsa shteti i Serbisë zvogëlon numrin e përgjithshëm në komuna Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë që është e palogjikshme”, tha Galip Beqiri.
Ai gjithashtu shtoi shqetësimin se si është e mundur që pushtetet lokale marrin buxhetin republikan në bazë të numrit real të banorëve shqiptarë, ndërsa Këshilli Kombëtar Shqiptar kufizohet në numrin e regjistrimit të vitit 20011.
Mbrojtësi i qytetarëve, Sasha Jankoviq tha se ky është proces i ndërlikuar dhe e ka këshilluar Beqirin që të inkurajojë qytetarët për të marrë pjesë në regjistrimin e popullatës që do të bëhet.
Beqiri ka paraqitur para mbrojtësit të qytetarëve, Jankoviq dhe komisionarit për informacionet e rëndësisë publike Shabiq edhe rastin e fundit të lidhur me dënimin e tre lojtarëve të Klubit Futbollistik “Tërnoci”, Faruk Nazifit, Ridvan Muratit dhe Valon Ramadanit.
Gjatë këtij debati publik morrin pjesë edhe përfaqësues të mediave, përfaqësues të gjykatave dhe kryetari i shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, Vukashin Obradoviq i cili shprehi shqetësimin për gazetarinë joprofesionale.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=4469