DYLON

Beqiri: Posti i kryeministrit, i panegociueshëm

Avatar photo Redaksia

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo parti do të insistojë që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 ose 15 qershor të këtij viti. Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka bërë me dije se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë këtyre ditëve do të takohet me liderët e partive opozitare për të diskutuar për çështjen e zgjedhjeve parlamentare.

Beqiri ka deklaruar se nëse LDK-ja do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve, në asnjë rrethanë me partnerët e koalicionit nuk do ta negociojë postin e kryeministrit. Në këtë kontekst, ai ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me PDK-në.

EkoHigjiena

“Mendimi im, besoj edhe i shumicës në LDK, është që me PDK-në nuk dëshirojmë të hyjmë në koalicion. PDK-ja nuk ka lenë gjurmë të mirë në qeverisje. Në këtë drejtim LDK-ja dëshiron të ketë ndryshime pozitive në Kosovë.”, ka deklaruar Beqiri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.