DYLON

Beqiri: Nuk është e vërtetë se grupi parlamentar i LDK-së po përçahet

Avatar photo Redaksia

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie është shumë unik dhe nuk ka asnjë përçarje brenda tij. Ai i ka quajtur shpifje të porositura nga qarqet e PDK-së pretendimet për përçarje brenda grupit parlamentar të LDK-së dhe formimin e një grupi të ri parlamentar të drejtuar nga Sabri Hamiti.

“Nuk është e vërtetë se grupi parlamentar i LDK-së po përçahet”, është shprehur Beqiri. Ai ka deklaruar se blloku LDK-AAK-Nisma-VV është i pamposhtur dhe sipas tij, kjo këmbëngulje i ka shqetësuar ata të cilët me çdo kusht po duan të rrinë në pushtet.

EkoHigjiena

Beqiri ka thënë se deputetët e LDK-së nuk shiten dhe nuk blihen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.