Beqiri: Komuna nuk po na ndihmon fare në aktivitetet tona sportive

Beqiri: Komuna nuk po na ndihmon fare në aktivitetet tona sportive

Alban Beqiri, Kryetrajner i Klubit të Karatesë “AS” në Gjilan, ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me mosmbështetje nga ana e institucioneve komunale, atyre përkatëse që kanë të bëjnë me sport. Sipas tij, rasti i fundit ka të bëjë me mosmbështetje për të marr pjesë në një kampionat ballkanik që do të mbahet në Turqi.

“Komuna nuk po na ndihmon fare në aktivitetet tona sportive. Tani me vet financim duhet të marrim pjesë në Kampionatin Ballkanik, i cili do të mbahet me 24 dhe 25 mars në Stamboll të Turqisë. Sonte udhëtojmë unë si kryetrajner dhe garuesi i klubit “As”, Tahir Ajvazi, senior -84 kg, me vetë financim edhe pse, patëm bërë kërkesën me kohë në komunë, qysh në janar 2018”, ka thënë Alban Beqiri, për Portalin 2LONLINE

Përndryshe, rrugëtimi dhe pjesëmarrja në garë mbulohen nga Federata por ndihmesë është kërkuar në mbulimin e harxhimeve tjera, si akomodimi dhe ushqimi.

Përndryshe, Beqiri po ashtu përmendi edhe atë se ndonese jemi në përfundim të muajit të tretë, as kuotizimi i klubit nuk është mbuluar nga komuna përkatësisht njësia e sportit. E, po ashtu, siç thotë ai, edhe vitin e kaluar 800€ u ka mbetur komuna borxh, pasi nuk ua ka dhënë klubit edhe pse sipas marrëveshjes së nënshkruar është dashtë 1500€, derisa vetëm 700€ u ishin lëshuar në konto të klubit, në pjesën e dytë të vitit 2017.

Beqiri tha se Komuna, përkatësisht njësia përkatëse ajo e sportit duhet të reflektojë dhe ta përkrahë karatenë dhe sportin gjilanas në përgjithësi, e që fatkeqësisht tani po ndodh e kundërta, pasi jo që nuk po rritet përkrahja por edhe ajo e premtuar nuk po realizohet.

KOMENTE