Me ftesë të ambasadorit amerikan në Beograd Michael D. Kirby, alumnistët e programit ndërkombëtar për lidership morën pjesë në koktejin e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd.
Në këtë takim solemn ishte i pranishëm edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, i cili gjatë bisedës me ambasadorin amerikan, njoftoi atë lidhur me problemet me të cilat përballen shqiptarët në Luginë të Preshevës.
“Kryetari Beqiri shprehi paknaqësinë e shqiptarëve, për padrejtësinë e cila po i bëhet lidhur me zvogëlimin e numrit të anëtarëve për Këshill Kombëtar nga 29 në 15 anëtarë”, thuhet në kumtesën e KKSH-së, transmeton Titulli.
Nga ana tjetër ambasadori amerikan u zotua se këtë paknaqësi të shqiptarëve do ta përcjellë edhe tek autoritetet shtetërore në Serbi dhe do të angazhohet që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=4230