DYLON

Beqiri: Gjilani e ka konfirmuar se është i LDK-së

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, fitoren e LDK-së në Gjilan e ka vlerësuar si konfirmim që kjo komunë është e LDK-së, ndërsa bashkë edhe me rezultatet pozitive në disa komuna tjera, ka thënë se i sheh si mostër, se LDK do t’i fitojë edhe zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen sivjet.

Beqiri, i cili bashkë edhe me zyrtarë të tjerë të LDK-së, duke përfshirë edhe nënkryetarin e LDK-së Sabri Hamiti, ka qëndruar të shtunën në Gjilan, ka thënë se zgjedhjet lokale nxorën në pah se LDK është partia e parë në nivel vendi dhe se ajo do ti fitojë edhe zgjedhjet nacionale që do të mbahen sivjet. sepse kjo qeveri e tanishme e korruptuar duhet të lëshoj rendin për një qeveri të përgjegjshme, e që do të jetë me LDK-në sepse kjo është nevojë e vendit dhe e qytetarëve të Kosovës.

EkoHigjiena

Për fitoren e LDK-së në Gjilan, Beqiri ka thënë se meritor është lideri i Anamoravës dhe më gjerë, Lutfi Haziri, ekipit të tij të shkëlqyer si dhe strukturave në përgjithësi të LDK-së së Gjilanit.

Beqiri ka thënë se LDK është parti që është rrit dhe beson në fitore në zgjedhjet nacionale si dhe në një qeverisejt të përgjegjshëm nga LDK, e ku Gjilani do ta ketë vendin e merituar, pasi deri më tani nga kjo qeverisje e tanishme është anashkaluar.

E, rezultati i mirë i LDK-së në Gjilan në zgjedhjet lokale, do të reflektojë edhe në nivel të përgjithshëm, ka pranuar Beqiri, duke thënë se edhe më parë, kur LDK ishte në bashkëqeverisje kuadrot e Gjilanit kanë qenë në vende kyçe.

Nga ana e tij, kreu i komunës dhe i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë me dije se ka pritur zyrtarë të LDK-së qendrore ku është biseduar për analizën e zgjedhjeve të fundit. Haziri tha se LDK në Gjilan ka arsye të jetë e gëzuar sepse është ndarë e kënaqur sepse rezultati në të dyja nivelet, edhe për kryetar komune edhe për këshilltarë ka qenë i kënaqshëm, duke bërë me dije se besimi në LDK-në është i madh në Gjilan. / 2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.