DYLON

“Beogradi t’i motivojë serbët që të inkuadrohen në institucionet kosovare”

Avatar photo Redaksia

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin i ka bërë thirrje Beogradit që t’i motivojë serbët e veriut që të inkuadrohen në institucionet e Kosovës. Eurodeputeti Kacin për të përditshmen ‘Danas’, ka thënë se Beogradi duhet të sigurohet se të gjithë policët edhe shërbyesit e tjerë shtetërorë, të jenë të informuar me materien e marrëveshjes se Brukselit.

”Beogradi duhet të jetë i sigurt që të gjithë policët, por dhe nëpunësit tjerë shtetërorë të jenë tërësisht të informuar për të drejta e tyre dhe për mundësitë që dalin nga Marrëveshja e Brukselit. Vetëm një pjesëtar i policës nga bashkësia serbe është paraqitur në konkursin që ka shpallur Policia e Kosovës. Duhet inkurajuar njerëzit të pranojnë mundësi të reja dhe kështu ata të sigurojnë të ardhmen në Kosovë”.

EkoHigjiena

Kacin ka vlerësuar se me miratimin e Ligjit për rrjetin e gjyqeve praktikisht janë suspenduar gjyqet e Serbisë në Kosovë si dhe gjyqet që kanë pasur kompetenca mbi Kosovën.

Beogradi e Prishtina duhet të bëjnë edhe më shumë përpjeke të përbashkëta për ta mundur krimin në veri të Kosovës i cili atje ka metastazuar gjatë vakuumit juridik me vite e në hije të të ashtuquajturave struktura paralele, ka thënë Kacin. Për Kacinin, zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit është çelës i përparimit ë Serbisë në në integrimet evropiane.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.