Bendi nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Evropë prezantoi në Bujanoc dhe Preshevë

Bendi nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Evropë prezantoi në Bujanoc dhe Preshevë

Grupi i muzikës prej 5 vetave nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Evropë ka prezantuar me koncerte live në ambient të hapur para shtëpisë së kulturës në Bujanoc dhe Preshevë.

Prezantimi i tyre u mirëprit nga simpatizues lokal të muzikës së trendeve bashkëkohore ndërkombëtare në gjuhën angleze.

Sierra Bailey, soliste në këtë grup muzikor në një intervistë për portalin Titulli.com tha se kanë një reportuar të gjerë me këngë të ndryshme të cilat janë në trend dhe dëgjohen në tërë botën.

“Bendi i Forcave Ajrore të SHBA-së është i stacionuar në shtetin e Gjermanisë në qytetin Raimstain por ne udhëtojmë në vende të ndryshme të Evropës si dhe Afrikës. Ne jemi një bend muzikor i zhanrit rok ku prezantojmë 40 këngë të cilat dëgjohen ngado edhe në serbi pasi që nëpërmjet muzikës mundem të lidhem me njerëzit”, u shpreh Bailey gjatë bisedës.

Ajo theksoi se kjo ishte hera e parë që bendi i tyre të prezantojë në Serbi dhe pritshmëria e tyre ishte që të ndajnë muzikën dhe kulturën amerikane si dhe të mësojnë diçka nga kultura e Serbisë.

“Reportuari ynë është i gjerë por zakonisht prezantojmë 30 deri në 50 këngë. Reportuarin e përzgjedhim në bazë të asaj se cilët këngë janë të famshme dhe që njerëzit i dinë ato, këndojmë pra këngë të Justin Timberlake, Bruno Mars e tjerë”, deklaroi Bailey gjatë bisedës të realizuar në Bujanoc.

Ky aktivitet është organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd në mbështetje të 100 vjetorit të vendosjes së flamurit të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ndërsa ishte i pari i këtij lloji në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE