DYLON

“Bëmë hop ende pa kcy”

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Agim HAJRIZI

(2L ONLINE) – U munduam të bëhemi shumë evropian, ti marrim gjërat për të cilat ende nuk kishim bërë vend dhe u munduam ta zëmë hapin edhe ta kalojmë pa shikuar se a kemi vend ti vendosim gjitha ato që neve si shoqëri na pëlqyen. Shumë prind tash më kanë filluar me klasën e parë, dytë, tretë besa edhe pesë e gjashtë duke mos e menduar se do të kthehen prapë në shkollë. Ndoshta do ju duket absurde por besojë se shumë prej jush edhe sot e gjer sa e shkruaj ketë shkrim veç janë pjese e shkollës. Ndërrimi i teksteve futja e librave, mbushja e çantave sa që një gjë e di për pak vite shume kush do ec i kërrusur nga pesha e rend që i ngarkohet në shpinë, apo do detyroje prindin ta mbaj çantën e ta përcjell drejt e në shkollë.

EkoHigjiena

U modernizuam ne shumë gjëra që nuk ishin pjesë e asaj infrastrukture shkollore, ku gjërat më elementare mungojnë dhe ne shohim gjëra që dikujt i shkojnë për qejfi me shit letër e me shkrua libra.

Mbush fletoret me detyra, besa ka katër faqe, vizato atë qe ka vizatuar kompjuteri, bëj hamer dhe një nxënës qe ende se ka kaluar mirë pjesën se si mbahet lapsi për mua është absurde, dhe gjithnjë mundohemi se kemi probleme ne arsim. Kur një shkolle mëson Kimi s’ka laborator Kimisë, kur një shkollë mëson Fizik s’ka laborator, mos të flas që shumë herë edhe hartat e Gjeografisë mungojnë se për kompjuter s’mund të flitet apo për digjitalizim sot mësohet për gjera që janë vetëm teori dhe praktiken as ne ëndërr s’mund ta shohin.

E them se prindërit tash kanë filluar të shkojnë në shkollë, kur fëmija s’mund ta kuptoj matematiken pasi nuk i është shpjeguar në klasë, kur fëmija duhet vizatoj atë qe e sheh në libër duhet prindi ta ndihmoj dhe kjo është pjesë e shoqërisë së civilizuar Kosovare.

Tash më kurset janë bërë pjesë e biznesit, të mësuarit dytësore atë që se mëson në shkollë do ta mësojë në kurse, dhe patjetër se sukseset s’do të mungoj nota po por çka do të presim prej këtyre gjeneratave më vonë, as unë nuk e di por mund të di se larg jemi ende.

Sot gjithnjë mësohet për notë e jo për dije dhe shumë here si të ishin fëmijët në fakultet intervenohet për notë, ndërsa drejtorët e shkollave zgjedhën në bazë të partisë në pushtet.

Se a bënë hop ende pa kcy duket se po, gjithë merremi me politik, ndërsa këto shkolla që sot nuk kanë as infrastrukturë, bankë, karrige e tabelë shkrimi do të na prodhojnë kësi politikanë që kemi sot. /2L ONLINE/