DYLON

Belgjika afër zgjedhjeve, shqiptarja kandidate për deputete federale

Belgjika afër zgjedhjeve, shqiptarja kandidate për deputete federale
Avatar photo Elife Sherifi

Në 26 maj në Belgjikë, janë zgjedhjet rajonale, federale dhe europiane.Alketa Selimaj, është shqiptarja e cila është konkurente për ngjitjen e shkallëve më të larta të politikës belge.

Ajo është kandidate në vendin  e pestë për deputete federale në partin belge CDH. Është nga të vetmet shqiptare në nivelin federal. Alketa ka rreth 20 vjet që jeton në Belgjikë dhe është e angazhuar politikisht që nga viti 2013.

Ajo u zgjodh këshilltare sociale në një nga komunat e Brukselit në zgjedhjet lokale të tetorit që kaloi dhe është gjithashtu këshilltare e ish-ministres të brendshme belge.

EkoHigjiena

Alketa njihet nga shqiptarët në Belgjikë për angazhimet e saj si aktiviste jo vetëm për mirëqenien e tyre në Belgjikë, por edhe duke lobuar për integrimin  e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ajo është themeluesja e shoqatës së parë për femrat shqiptare në Bruksel« Albelges » dhe anëtare e disa shoqatave të tjera.