DYLON

Bekteshi: Apel për komunën Gjilanit dhe qytetarët e Livoçit të Ulët

Bekteshi: Apel për komunën Gjilanit dhe qytetarët e Livoçit të Ulët
Avatar photo Redaksia

Viti shkollor po afron, por nuk ka asnjë veprim konkret për të siguruar kushte të denja për nxënësit e Livoçit të Ulët, thotë Xhevat Bekteshi nga AAK-ja e Gjilanit.

Sipas tij, Livoçi i Ulët është një fshat me mbi 3 500 banorë, i ngjitur me Gjilanin, fshat me mbi 50 mjekë dhe kuadro profesionale të ndryshme, megjithatë, fëmijët  e këtij  fshati ende ndjekin mësimin në një shkollë të vjetër, siç shprehet Bekteshi: “të kohës së Titos”, pa sallë sporti, pa laboratorë dhe pa kushte bashkëkohore për arsimim cilësor.

EkoHigjiena

“Standardi i jetesës në shtëpitë e fshatit është disa herë më i lartë se kushtet që ofron shkolla jonë fillore. Është e padrejtë që ndërtohen shkolla të reja në fshatra ku nuk ka më nxënës, ndërsa në Livoçin e Ulët, ku çdo vit shtohen fëmijët dhe shtëpitë, nuk investohet në infrastrukturën arsimore”, thotë Bekteshi.

Sipas tij, 200 mijë euro të folura kanë mbetur vetëm fjalë apo ndoshta diku në letra të zyrave komunale.

“I bëjmë thirrje komunës të veprojë tani dhe qytetarëve të Livoçit të Ulët të bashkohen për të kërkuar zbatimin e këtij projekti.Koha për fjalë ka mbaruar. Tani duhen vepra”, thotë Xhevat Bekteshi, i cili në zgjedhjet e tetorit do të synojë ulëse në Kuvendin e Gjilanit, pasi garon në listën garuese të AAK-së.   /2LONLINE/