DYLON

Bekim Berisha-Abeja trinomi i luftës në Ballkan

Bekim Berisha-Abeja trinomi i luftës në Ballkan
Avatar photo Redaksia

Abeja – pseudonimi që ende nuk është në vendin e duhur, në trajtimin e duhur historik në ngjarjet që përcollën luftërat për liri. Abeja apo lufta ballë për ballë është kjo filozofia e njërit prej strategëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Izmi Zeka

Dhe jo vetëm kaq është shumë më komplekse biografia dhe jeta që tani prehet i qetë i Bekim Berishës që luftën për çlirim e shndërroi në jetë, humanizëm e çka jo. Abeja siç e thërrisnin bashkëlufto]ëtarët po të studiohet në thellësi paraqet kompleksivitetin e luftërave për clirim duke i dhënë imazh filozofisë humane e njerëzore që ka bashkëdyzim lirinë e popujve.

EkoHigjiena

Heronjtë kanë diçka të veçantë nuk janë rastësi as përtej tokës së shtruar, kanë artin , shpirtin mbi jetërat përtej të jetuarit në individualitet që lindin të tillë dhe ata bëjnë historinë . “Ishte i ngritur dhe ka folur katër – pesë gjuhë. Kjo flet mjaft se për ç’person bëhet fjalë, edhe pse jeta e tij në një pjesë të madhe është misterioze dhe nuk është lehtë të kompletohet tërë mozaiku i saj. Marrë parasysh një legjendë të veçantë e madhështore, unë si bashkëluftëtar i tij, kam ndjerë nevojën të di sa më shumë për këtë burrë që e mbrojti me tërë shpirtin Kroacinë dhe do të përpiqem që ai të mos harrohet, ka thënë koloneli në pension Ivica Pandža Orkan, invalid kroat i luftës.”

Ai ishte pjesë e tri luftërave në Ballkan e të cilat kishin një armik të përbashkët Serbinë. Ai luftoi në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në fund në atdheun e tij Kosovën martire.

Në këto suaza të luftës për çlirim Abeja kishte vetëm një qëllim që rrallë mund të shihet dhe të dëgjohet , aspektin humanitar, drejtësinë, integritetin dhe mbi të gjitha barazinë shoqërore kudo ku jetonin njerëzimi.

Ngritja dhe përgatitja e Abejës kondensohen aq mire në strategjinë ushtarake si në Kroaci, Bosnje e në fund në Kosovë. Jo rastësisht tani thuhet e shkruhet se Bekim Berisha është krenaria e Kroacisë, e Kosovës dhe e B H-së.

Është i vetmi ushtar i dekoruar nga tre president, ku për artin e tij të luftës flitet edhe sot dhe e nesërmja do të jetë kryevepra që la Abeja në tri luftërat e rënda të cilat lanë shumë viktima dhe njerëz të vrarë nga i njëjti pushtues Serbia.

Bekim Berishën apo Abeja bëri përfaqësimin më të dinjitetshëm shqiptarë në tri luftëra si një legjendë urbane e klasit bashkëkohor shqiptarë.

Vetë luftërat sjellin një përfundim të logjikshëm se beteja për jetën, lirinë ishte esenciale, diçka epike që nuk njihte kufij apo adresa të caktuara.

Kjo e bënë më të lavdishëm i jep kuptim të ekzistuarit krijesës njerëzore. Në një seri të videove që AP i publikon në faqet e saj zyrtare në Youtube janë edhe ato nga lufta në Kosovë. Në këtë video “Abeja” shfaqet edhe para trenit i cili është i mbushur edhe me polici serb i cili po zhvendosej por thotë se .” Ne mund ti vrasim por ne nuk jemi terrorist”, ka thënë Abeja.

Ky shpjegim dhe qëndrim i Abejës përpara kamerave flet qartë se ai bënte luftën për të drejta njerëzore ku lufta e tij mbështetej mbi dy koncepte universale e botërore. Koncepti i lirisë si aspekt fondamental dhe Koncepti i barabarësisë të të gjithëve pa dallim Lufta nuk ishte përzgjedhja e tij as e bashkëluftëtarëve të tij.

Ajo ishte imponim i kohës por edhe i mbijetesës kolektive e njerëzore në tri luftërat që mori pjesë Abeja. Më mirë se kush do njohu mentalitetin e pushtuesit ku në një deklaratë tjetër thotë se “serbët nuk kuptojnë dialogun por vetëm marrëdhëniet “Zjarr për zjarr” .

Kjo thënie që mendoj për kohën ishte biblike u vërtetua edhe nga ngjarjet e më pastajme dhe rrjedhat që ndodhën në Ballkan e në veçanti në Kosovë. Në Aqarevë të Drenicës ishte arkitekti dhe njëri nderë themeluesit e Akademisë Ushtarake të UÇK-së që u formua me 22 Prill 1998.

Duke qenë një format i veçantë dhe një legjendë urbane Abeja duhet të shihet nga trinomi i angazhimit dhe filozofisë që kishte për shoqërinë si koncept universal dhe dimensionin e ngritjes mbi jetën dhe humanizmin që ishte vetë jeta e tij dhe perceptim intelektual mbi luftën dhe zhvillimin e saj.

Bekim Berisha -Abeja thoshte “atdheu im është ky. Këtu kam lindur, këtu edhe do të vdes.” Vdekjen e shihte afër por asnjëherë i thyeshëm kështu që aty ku ishte Abeja aty mbillej fara e lirisë.

Të rrallë janë në historiografinë shqiptare njerëz të tillë të cilët artin e luftës e njohin aq mire dhe përballjen me armikun e shohin si ngritje, çlirim shpirtëror dhe vdekjen si në legjendat dhe mitologjitë greke.

Ky ishte Abeja i Ballkanit që e deshi të lire dhe jo vetëm kaq por shtrirja e tij i ngjet përmasave evropiane për një civilizim urban të shekullit që po vie shekullit XXI. Më 10 gusht 1998 në Junik, Bekim Berisha vritet në objektin të cilën tanket e rrënojnë krejtësisht. Vetëm titanët vdesin kështu. Tanku e rrëzoi për dhe por jo edhe idenë për çfarë ra dhe luftoi.

Se sa pesh kishte Abeja mund ta shohim edhe pas rënies së tij ku Presidenti i ndjerë kroat FranjoTugjman thuhet se Bekim Berishën e përshkroi si një luftëtar i cili vlente sa 1.000 ushtarë kurse Ish-komandanti i Përgjithshëm i Bekim Berishës, i ndjeri Janko Bobetko gjithashtu kishte shprehë dhimbje të madhe për vdekjen e Bekim Berishës […] Me rënien e tij, Parlamenti kroat shpalli tri ditë zie kombëtare, ndërsa ish-sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dik Çeni, ato ditë i propozoi Kongresit Amerikan për një minut heshtje në nderim të gjeneral Bekim Berishës.

Gjenerali i heshtur sot prehet i qetë. Më ka rastisur të lexoj të dëgjoj të bëmat e shumë heronjve por e veçanta e Bekim Berishës që ka të bëjë me luftën si aspekt i shpirtit, humanizmit dhe njerëzores vështirë se mund të kemi një të dytë të tipareve të tij përtej origjinës së tij.

Njerzorja është krijimi i tij. Ballkani e në veçanti Kosova ka nevojë për të, për universin e tij, kulturën dhe mënyrën e flijimit pra kapërcimi I tij si në legjenda nga lindja në perëndim është unikale dhe vështirë e kapshme për shoqëritë njerëzore. Legjenda triviale prehet këtu tek ne, në Kosovën e tij, aty ku lindi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.