Bëj dhe beso
/2L ONLINE/ – Se në Kosovë edhe gabimet janë normale ato kurrë nuk përmirësohen, e keqja është se edhe mburremi me padituri e krejt kjo shihet qartë në librat tona shkollore, si shembull këtë radhë kemi marrë eksperimentin e dështuar të Mylerit të vitit 1952 flasin këto libra shkollore: Biologjia për klasën 10 Gjimnazi i shkencave të natyrës faqe 11, Biologjia 12 Gjimnazi i shkencave të natyrës faqe 203, pastaj Biologjia 10 Gjimnazi i përgjithshëm dhe matematikë, informatikë faqe 9, Biologjia 12 Gjimnazi i përgjithshëm dhe matematikë, informatikë faqe 155.
Në njësinë mësimore për paraqitjen e molekulave të para organike në tokë si shembull merret eksperimenti i Milerit dhe me plotë mburrje shpjegohet se gjoja ky shkencëtar ka arritur që në mënyrë eksperimentale të argumentoj se jeta është krijuar rastësisht duke u bashkuar disa grimca për këtë shkencëtar ishin të thjeshta e që realisht janë aq të komplikuara sa që mendja e njeriut pak mundet ti analizoj, fjala është për aminoacidet e para.
Në eksperimentin e tij, Mileri përdori një përzierje gazi që supozohej se kishte ekzistuar në tokën fillestare (por që më vonë u pranua që ishte e pasaktë), e përbërë nga amoniaku NH3, metani CH4, hidrogjeni H2 dhe avuj uji H2O, këto elemente i futi një stimulues energjie (supozuar se në atë kohë kjo mund të kishte ardhur nga rrufetë në atmosferën primitive) për t’i futur në reaksion. Mileri e mbajti këtë përzierje gazrash 18 orë në 130oC, në fund Mileri analizoi enën dhe pa që ishin formuar disa aminoacide elemente bazë për formimin e proteinës.
Ky eksperiment në shekullin e kaluar shkaktoi një eufori te evolucionistet disa publikime mbanin tituj sensacionalë, si “Mileri krijoi jetën”. Dhe shkrimet vazhduan se proteinat u bashkuan rastësisht dhe formoi një qelizë primitive. Pastaj qelizat u bashkuan me njëra-tjetrën dhe formuan organizmat e gjallë, e kjo gjë ende mësohet në librat tona. Por molekulat që Mileri kishte arritur të sintetizonte ishin vetëm molekula inorganike.
Se eksperimenti i Milerit nuk ishte gjë tjetër veç se “Bëj dhe beso” flasin faktet shkencore në vazhdim:
1. Duke përdorur një mekanizëm të quajtur “kurthi i ftohtë”, Mileri i izoloi aminoacidet nga ambienti menjëherë pas formimit të tyre. N.q.s. ai nuk do të bënte kështu, kushtet e mjedisit nën të cilin aminoacidet u formuan, do t’i kishin shkatërruar menjëherë secilin aminoacid.
2. Atmosfera fillestare që Mileri u përpoq të stimulonte në eksperimentin e tij nuk ishte reale. Në vitet 80, shkencëtarët ranë dakord se azoti dhe dioksidi i karbonit duhet të kishin ekzistuar në atmosferën primitive, në vend të metanit dhe amoniakut, pastaj u vërtetuar se kishte pasur hekur-nikeli të shkrirë si dhe oksigjen të mjaftueshëm. Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, vetë Mileri pohoi se atmosfera që përdori në eksperimentin e tij nuk ishte reale. Shkencëtarët amerikanë J. P. Ferris dhe C. T. Chen e përsëritën eksperimentin e Milerit në një atmosferë që përmbante elementet që i kishte pasur Mileri, duke shtuar edhe dioksid karboni, azot dhe nuk qenë në gjendje të përftonin as edhe një aminoacid të vetëm.
3. Në fund të eksperimentit të Milerit u formuan shumë acide organike me karakteristika të dëmshme për strukturën dhe funksionin e gjallesave. N.q.s. aminoacidet e djathta nuk do të ishin izoluar, por do të ishin lënë në të njëjtin ambient me këto kimikate, shkatërrimi apo transformimi i tyre në komponente të tjera, do të kishte qenë i pamënjanueshëm.
I gjithë eksperimenti nuk është gjë tjetër veçse një eksperiment laboratorik i qëllimshëm dhe i kontrolluar për të sintetizuar aminoacidet. Në fakt, me këtë eksperiment vetë evolucionistët hodhën poshtë evolucionin, sepse n.q.s. eksperimenti vërteton diçka, ajo është se aminoacidet mund të prodhohen vetëm në një ambient të kontrolluar laboratorik, ku të gjitha kushtet janë të rregulluara ashtu siç duhet nga një ndërhyrje e ndërgjegjshme. Pra, fuqia që sjell jetë nuk mund të jetë rastësi e pandërgjegjshme, por krijim i ndërgjegjshëm.
Mjaft interesant është fakti se Harold Urej që organizoi eksperimentin së bashku me studentin e tij, Stenli Miler, është shprehur kështu për këtë çështje:
Të gjithë ne që studiojmë origjinën e jetës zbulojmë se, sa më shumë thellohemi në të, aq më shumë ndjejmë se është tepër komplekse, për të qenë e evoluar. Ne të gjithë besojmë se jeta ka evoluar nga materia e vdekur në këtë planet. Mirëpo ky kompleksitet është kaq i madh, saqë e bën të vështirë për ne të imagjinojmë se ka ndodhur me të vërtetë kështu.
Siç duket edhe vet Mileri e ka pranuar se eksperimenti i tij nuk çonte në ndonjë konkluzion që do t’i jepte përgjigje çështjes së origjinës së jetës, dhe pyetja ime është pse evolucionistet tanë e përkrahin me aq forcë këtë eksperiment, përgjigjja është se sa poshtë ka ra shkenca e tyre e tregimit të përrallave, me një fjalë edhe kimistët e pranuan se është e pa mundur të eksperimentohet dhe të besohet se jeta është krijuar rastësisht.
Prandaj kam një kërkesë nga autorët e librave tona shkollore që këtë eksperiment ta provojnë edhe vet që të binden se a me të vërtetë po i bëjmë qejf vetvetes apo jemi të prirë të gënjejmë gjenetikisht, me një fjalë jemi militant të gënjeshtrave, por kënd po e rrejmë; vetëm brezin tonë, ardhmërinë tonë, fëmijët tanë, prindërit tanë, shoqërinë tonë, me një fjalë vetveten. /2L ONLINE/
/Autori është Magjister i Biologjisë/
