DYLON

Behupjese.org solli video diskutimin midis të rinjve dhe Kryetarit të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar/Kosovo Center for International Cooperation (QKBN/KCIC), ka realizuar diskutimin e parë publik përmes internetit midis Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit dhe të rinjve, që studiojnë nëpër vende të ndryshme të perëndimit. Ky diskutim online në internet është transmetuar drejtpërsëdrejti përmes platformës behupjese.org, Google Plus si dhe Youtube.com.

Gjatë këtij diskutimi ku pjesëmarrës kanë qenë pra, Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, Lavdi Zymberi (SHBA), Albesa Aliu (Greqi), Artan Salihu (SHBA), Gresa Latifi (Itali), Marigona Shabiu (SHBA), Shqiponjë Bislimi (SHBA), u diskutua për çështje dhe sfidat që ndërlidhen me rininë, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, llogaridhënien, transparencën, angazhimet e Komunës së Gjilanit, mundësitë që do të mund të ofronte Komuna e Gjilanit për kuadrot e reja, etj.

EkoHigjiena

Ky diskutim u karakterizua me faktin se pjesëmarrësit ishin në shtete të ndryshe të botës, qytetarë të Gjilanit dhe përmes teknologjisë informative u bë lidhja në një vend, për të zhvilluar më pastaj një diskutim konstruktiv.

Shih diskutimin i cili zgjati 90 minuta

Platforma behupjese.org ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të hovshme të internetit dhe teknologjisë informative, duke bërë që grupe më të mëdha të komunitetit ta kenë më të lehtë qasjen në informacion, si dhe duke parë që, ndër problematikat me të cilat vazhdojnë të ballafaqohen institucionet lokale është hendeku i krijuar i komunikimit qytetar-institucione dhe pjesëmarrjes së ulët të publikut ne vendimmarrje, e që ndërlidhen direkt me shërbimet komunale, transparencë dhe llogaridhënie.

Platforma behupjese.org është një ndër produktet e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje në Gjilan duke aplikuar Mediet Sociale” që implementohet nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar/Kosovo Center for International Cooperation (QKNB/KCIC), financuar nga Ambasada e Amerikës, në Prishtinë. /2L ONLINE/