DYLON

Bëhet pranim – dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan  

Bëhet pranim – dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan  
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Gjykatës Themelore në Gjilan është bërë pranim – dorëzimi i detyrës ndërmjet kryetarit të deritashëm, Ramiz Azizi dhe kryetarit të porsazgjedhur, Venhar Salihu. 

Kryetari Azizi i uroi kryetarit të ri Salihu detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen për çfarëdo që ka nevojë institucioni. 

EkoHigjiena

Kryetari Salihu falënderoi kryetarin Azizi për angazhimin e deritanishëm, njëherët premtoi bashkëpunim me gjithë gjyqtarët në realizimin e objektivave të institucionit.

Ndryshe me 20 prill 2022, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me shumicë votash ka zgjedhur për kryetar Venhar Salihun, me mandat pesëvjeçar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.