DYLON

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i deritanishëm i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ia ka dorëzuar detyrën U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, ku morën pjesë edhe Kryesuesi, zëvendës-kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe U.D. Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Kryeprokurori i deritanishëm Lumezi, i ka uruar suksese dhe mbarësi U.D. Kryeprokurorit Kelmendi, në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore gjatë udhëheqjes së institucionit të Prokurorit të Shtetit.

EkoHigjiena

Ndërsa, U.D. Kryeprokurori Kelmendi, ka falënderuar Kryeprokurorin e deritanishëm, Aleksandër Lumezi, për punën, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë ushtrimit të mandatit kushtetues si Kryeprokuror i Shtetit i Republikës së Kosovës.

Ky pranim-dorëzim vjen pas përfundimit të mandatit kushtetues shtatë (7) vjeçar të Kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.