DYLON

Bëhet përurimi i E-kiosk-ut edhe në fshatin Roganë

Bëhet përurimi i E-kiosk-ut edhe në fshatin Roganë
Avatar photo Redaksia

Nga sot të gjithë banorët e fshatit Roganë dhe fshatrat përreth, do të mund të pajisen me certifikata të gjendjes civile nga E-kiosku, i vendosur në qendër të fshatit Roganë në rrugën kryesore.

Përurimin e E-kioskut në fshatin Roganë të Kamenicës e ka bërë Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës Komunale, Brikenë Ramabaja.

EkoHigjiena

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se kjo pajisje do t’ju mundësoj qytetarëve shërbime më të shpejta.

“ E-kiosku tani edhe në Roganë. Pos Kamenicës e Hogoshtit, edhe në Roganë u bë vendosja e E-kioskut për qytetarët që kanë nevojë për dokumente administrative. Kjo pajisje e cila u mundëson shërbime të afërta e të shpejta, tani do të jetë në dispozicion në tri qendra më të mëdha të komunës sonë. Urime banorëve! ”, tha ai.

Shërbimet të cilat ofrohen në E-Kiosk çdo ditë për 24 orë:

  • Certifikata e lindjes;
  • Certifikata e lindjes së fëmijës;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Ekstrakti i lindjes së fëmijës;
  • Certifikata e vendbanimit;
  • Certifikata e shtetësisë;
  • Certifikata e martesës;
  • Fatura e tatimit në pronë.

Të gjitha këto shërbime do të jenë të qasshme për ju pasi ju të ofroni dokumentin identifikues apo të dhënat që ju kërkohen në monitor. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.