Drejtoria e Inspekcionit në Viti po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.
Gjatë këtyre ditëve pas presionit të kësaj drejtorie është bërë largimi i dy kiosqeve të mëdha në fshatin Ramjan, konkretisht në afërsi të fushës së futbollit.
Skender Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti tha se kjo drejtori do të vazhdon me aksione të tilla edhe në fshatrat e tjera të kësaj komune me qëllim që të lirohen hapësirat publike duke përmendur se së shpejti do të vazhdojnë me aksione të tilla në Fshatin e Ri për të vazhduar edhe në shumë lokalitete të tjera.