DYLON

Bëhet ekzekutimi i pagesave për veteranet e luftës

Bëhet ekzekutimi i pagesave për veteranet e luftës
Avatar photo Redaksia

Ministria e Financave, njofton veteranët e luftës të cilët marrin pagesa nga Buxheti i Republikës së Kosovës se pas një punë të madhe të bërë për këtë kategori të çmuar të shoqërisë sonë dhe duke filluar nga gjetja e fondeve e deri tek ndryshimet ligjore për të mundësuar që veteranët të marrin pagesat e merituara me ligje.

Gjithashtu njoftojmë veteranët e luftës se pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit Buxhetit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori.

Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017. Dhe mjetet pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës së sotme.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.