DYLON

Bëhet ekzekutimi i pagave nga buxheti i shtetit për nder të fillimit të vitit të ri shkollor

Avatar photo Redaksia

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin gusht.

Për nder të fillimit të vitit të ri shkollor, ekzekutimi i pagave është bërë më herët se ekzekutimi i rregullt i tyre.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju uron suksese dhe fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.