DYLON

Bëhet duaja e haxhinjve nga komuna e Gjilanit

Bëhet duaja e haxhinjve nga komuna e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Para namazit të drekës, në xhaminë e Madhe në Gjilan, është bërë organizimi kryesor për përcjelljen e haxhinjve nga komuna e Gjilanit.

Ligjëratën për rëndësinë e haxhit e mbajti Dr. Lulzim Esati, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, përderisa kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, dega në Gjilan, Naim ef.  Aliu, uroi të gjithë haxhinjtë për këtë udhëtim të shenjtë duke iu dëshiruar dua të pranuara e kthim të mbarë në vendlindje.

EkoHigjiena

Në këtë event, përpos haxhinjve morën pjesë edhe familjarë dhe xhematlinj të tjerë.

Nga KBI Gjilan u organizua edhe një ligjëratë paradite, ku morën pjesë vetëm haxhinjtë, duke marrë udhëzimet e nevojshme dhe detyrat që duhet të kryhen për ritualin e haxhit.

Duanë e haxhinjve e bëri kryeimami i KBI – Gjilan, Iljas ef. Mustafa.

Pas namazit të drekës, sekretari i KBI – Gjilan, Agim ef. Hyseni, njoftoi për numrin  e përgjithshëm të haxhinjve nga Republika e Kosovës, e që është 741. Nga komuna e Gjilanit janë 66 haxhinj, 39 prej të cilëve janë burra e 27 gra. U lexuan të gjithë emrat e haxhinjve nga Gjilani dhe më pas qytetarët prezent në këtë tubim uruan haxhilerët veç e veç.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.