DYLON

Bëhen homazhe te kompleksi i varrezave të dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së

Bëhen homazhe te kompleksi i varrezave të dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan të enjten , kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, pjesëtarë të FSK-së e Policisë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh.

Këto aktivitete po bëhen për të nderuar dhe për të përkujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Kryetari Alban Hyseni, tha se janë në vendin më të shenjtë të Komunës së Gjilanit në kompleksin e varrezave të dëshmorëve për homazhe në këtë ditë dhe datë të rëndësishme për vendin.

Sipas tij Epopeja e lavdishme e UÇK-së është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare si përkujtim i sakrificës sublime të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së të të gjitha luftërave çlirimtare anembanë trojeve tona.

Ai tha se ishte një ngjarje e pashembullt në gjithë botën dhe luftërat çlirimtare.

“Puna dhe angazhimi jonë i përditshëm të jetë konform misionit të angazhimit të dëshmorëve, në mënyrë që të nderojmë vetveten, duke respektuar vullnetin e dëshmorëve”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.