Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me kabinetin qeverisës dhe me kryetarin e OVL-UÇK dega në Kamenicë, Milaim Limoni, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Rafet Isufi me rastin e përvjetorit të rënies heroike të tij.
I pari i Komunës ka thënë se jeta dhe vepra e dëshmorit Isufi do të përkujtohen gjithmonë si themel i lirisë të cilën ne sot e gëzojmë.
Në këto homazhe kanë marrë pjesë edhe familjarë e qytetarë të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/