DYLON

Bëhen bashkë për festat e nëntorit

Avatar photo Redaksia

Qendra Kulturore e Kosovës për Diasporë dhe Mërgatë në Zvicër do të organizojë një manifestim kulturor më 28 nëntor Me rastin e festave të nëntorit dhe ditëlindjes së heroit të kombit Adem Jashari, Qendra Kulturore e Kosovës për Diasporë dhe Mërgatë në Zvicër, në kuadër të “Ditëve të diasporës 2014”, do ta organizojë një manifestim kulturor. Në kuadër të këtij manifestimi do të mbahet festivali i leximit letrar dhe do të hapet ekspozita kolektive e Shoqatës së Artistëve Figurativë, transmeton albinfo.ch.

Në këtë manifestim, që organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër dhe Shoqatën e Artistëve Figurativë në Zvicër, do të marrin pjesë edhe autorë shqiptarë nga Suedia, Gjermania, Austria, Finlanda e vende të tjera që janë pjesë e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.