DYLON

Behar Selimi: EULEX-i ka pasur dështime

Avatar photo Redaksia

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi, deklaron se misioni i EULEX-it nuk ka arritur të arsyetojë buxhetin e Bashkimit Evropian dhe besimin e qytetarëve të Kosovës.

Gjatë një interviste të dhënë për “Epoka e Re”, ai ka thënë se EULEX-i ka pasur dështime dhe nuk ka mundur të realizojë objektivin kryesor për rend dhe ligj.

EkoHigjiena

Gjithashtu Selimi ka theksuar se, fatkeqësisht, EULEX-i është karakterizuar edhe me skandale korruptive dhe me gjykime pa prova.

Megjithatë, ai ka deklaruar se EULEX-i ka bërë disa punë të mira, të cilat vendorët e kanë pasur vështirë t’i bëjnë. Sipas Selimit, Kosovës i duhet një EULEX i rikonceptualizuar dhe i riformatizuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.