DYLON

Begzad Sinani, betohet nesër

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ceremonia e betimit të kryetarit të ri të Kamenicës, Begzad Sinani, do të organizohet nesër më 19 dhjetor, me ç’rast do të mbahet edhe mbledhja e parë e Asamblesë Komunale të dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në këtë mbledhje, sipas agjendës së paraparë, do të mbajë fjalë rasti kryesuesi i deritashëm i Kuvendit Komunal, pastaj do t’i kalohet anëtarit më të vjetër drejtimi i seancës.

EkoHigjiena

Më pas do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe kryetari i Komunës dhe do të mbyllet me një fjalë përshëndetëse nga kryetari i komunës.

Përndryshe Kamenica pritet të udhëhiqet nga koalicioni PDK-AKR-AAK, ndërsa është përfolur se nga kuadrot e PDK-së, do të drejtohen edhe Drejtoria e Financave, Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Bujqësisë, nga AAK, Drejtoria e Kulturës,Emergjencës Urbanizmit dhe e  Sherbimeve Publike, derdia AKR do ti drejtojë drejtoritë: Ekonomi, Administratë, Inspekcion dhe Shëndetësi. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.