DYLON

Bedri Ajeti: Zëri i bashkëvendësve të mi do të dëgjohet aty ku merret vendimi

Bedri Ajeti: Zëri i bashkëvendësve të mi do të dëgjohet aty ku merret vendimi
Avatar photo Redaksia

Bedri Ajeti është njëri nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e tetorit.

Si kandidat për Asamblenë Komunale dhe njëkohësisht nënkryetar i Këshillit të Fshatit Lladovë, ai thotë se e ndjenë përgjegjësi të madhe që zëri i qytetarit, përkatësisht i bashkëvendëseve të tij të dëgjohet aty ku merret vendimi.

EkoHigjiena

Ai tha se i ka hyrë kësaj gare pasi problemet që i kanë ngritur ndër vite, si për infrastrukturën, ujësjellësin, kanalizimin dhe investimet e nevojshme për zhvillimin e fshatit – fatkeqësisht janë refuzuar vazhdimisht nga qeverisja aktuale dhe se Gjilanit i duhen ndryshime.

“Banorët e Lladovës nuk kanë nevojë për premtime boshe, por për veprime konkrete. Ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë dhe t’i mbrojmë të drejtat tona, sepse Lladova meriton më shumë. Unë jam i bindur se me angazhim, përkushtim dhe mbështetjen e qytetarëve, në rend të parë të bashkëvendësve të mi, do ta sjellim zhvillimin e munguar në fshatin tonë”, ka thënë Bedri Ajeti, kandidat i LDK-së për Asamble Komunale dhe në këtë drejtim, ai thotë se ka mbështetjen e plotë edhe të Arbër Ismajlit, kandidatit të LDK-së për kryetar komune.

Ai tha se nuk ka dyshim që Arbër Ismajli do të jetë kryetar i komunës dhe vet ai do ta ketë besimin e qytetarëve për të qenë asambleistë dhe se, së bashku do t’i realizojnë projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve kudo, përfshirë edhe në Lladovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.