DYLON

Bedri Ajeti beson në fitore, tregon fokusin e tij që do ta ketë si asambleist

Bedri Ajeti beson në fitore, tregon fokusin e tij që do ta ketë si asambleist
Avatar photo Redaksia

Tashmë fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale ka filluar e Bedri Ajeti është njëri nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së, i cili, i bindur në fitore, tregon fokusin e tij që do ta ketë si asambleist.

Ai thotë se Lladovës i duhet një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm, përfundimi i kanalizimi në lagjet ku ai mungon, zgjerimi i urës si dhe asfaltimi i rrugëve brenda fshatit.

Bedri Ajeti po ashtu thotë se, ndër tjerash, do të angazhohet që të bëhet pastrimi i lumit, rregullimi i shtratit dhe që të ketë ujë të pijshëm për të gjithë banorët.

E fjalë të mira dhe mbështetje për të, ka edhe Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.

“Bedri Ajeti është zotëri i fjalës, e qendrëstar i mbajtjes së premtimeve.  Lladova e Gjilani, kanë fatin e tyre të jashtëzakonshëm që në listën tonë përfaqësuese ta kenë njeriun e duhur, i cili është i gatshëm të ofroj gjithçka nga vetvetja për të mirën e Lladovës, e zhvillimin e Gjilanit, në veçanti.  Dashnia jonë për Gjilanin do t’ju konfirmohet me shumë punë e përgjegjësi pas datës 12 tetor”, thotë Arbër Ismajli.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.