DYLON

BE shënon Ditën ndërkombëtare të librit në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Prishtinë, prej sot deri të premten (20-24 prill), do të organizojë një seri aktivitetesh për të shënuar Ditën ndërkombëtare të librit.

Kjo si pjesë e fushatës së saj për gjuhët, artin dhe kulturën.

EkoHigjiena

Në kuadër të manifestimet janë paraparë një ekspozitë me poezi të kaligrafuara të autorëve vendor dhe ndërkombëtarë, lexime letrare, punëtori për të shkruarit me nxënës të përzgjedhur nga tri shkolla fillore të Prishtinës, si dhe dy debate me tema “Libri tradicional kundrejt librit elektronik” dhe “Përkthimet letrare si diplomaci kulturore”.

Në aktivitetet do të marrin pjesë artistë, shkrimtarë, studiues, botues, gazetarë dhe publicistë nga Kosova, si dhe mysafirë nga jashtë vendit, njoftoi Zyra e BE-së në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.