DYLON

BE premton fonde për identifikimin e viktimave

Avatar photo Redaksia

Shefi i Zyrë s së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zbogar u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd për ta rritur angazhimin politik të qeverive të tyre për të pagjeturit.

Me rastin e Ditës së personave të pagjetur nëKosovë, shefi i Zyrë s së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zbogar u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd për ta rritur angazhimin politik të qeverive të tyre dhe mbështetjen për informacionet e reja lidhur me fatin dhe vendndodhjen e personave të pagjetur dhe lokacioneve të reja të varreza.

EkoHigjiena

Ja deklarata e plotë e Zbogarit:
“Bashkimi Evropian qëndron i bashkuar në kujtim së bashku me familjet e viktimave të zhdukura gjatë mizorive të kryera në Kosovë më 1999. Zbulimi i së vërtetës në mënyrë që t’u mundësohet familjeve të viktimave të mbajnë zi për të dashurit e tyre mbetet njëdetyrë urgjente dhe bashkë me gjetjen e përgjegjësve për krimet dhe ndjekjes sëtyre në mënyrëqë të sillen para drejtësisë, është parakusht për pajtim midis komuniteteve”.

27 prilli si ditë e Personave tëPagjetur duhet tëshërbejë si shtysëpër institucionet përgjegjëse për ta shpejtuar këtëproces. Nëkëtë ditë, BE-ja u bën thirrje autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd për ta rritur angazhimin politik të qeverive të tyre dhe mbështetjen për informacionet e reja lidhur me fatin dhe vendndodhjen e personave tëpagjetur dhe lokacioneve të reja të varreza.

BE-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje politike dhe financiare për këtëproces.Mëkonkretisht, Zyra e BE-së në Kosovëpo e shqyrton mundësinë e zotimit deri nëfund të kësaj vere deri në 350.000 EUR për tëmundësuar testet e ADN-sëpër rastet e gjetura gjatë vitit 2014 dhe tëeshtrave tëreja qëpritet të gjenden”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.