Vendet anëtare të Bashkimit Evropian edhe zyrtarisht janë pajtuar me përmbajtjen e letrës së Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për krijimin e Gjykatës Speciale.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian edhe zyrtarisht janë pajtuar me përmbajtjen e letrës së Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për krijimin e Gjykatës Speciale, raporton e përditshmja Tribuna. Sipas burimeve të kësaj gazete 28 vendet anëtare të BE-së në një takim të mbajtur mbrëmë në nivel ambasadoresh në Bruksel janë pajtuar unanimisht që të vazhdohet me këtë proces.
Presidentja Atifete Jahjaga në letrën që do t’i drejtojë të hënën Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Ketrin Eshton, do të kërkojë vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri në vitin 2016. Në letër do të theksohet poashtu edhe nevoja e themelimit të Tribunalit për krime lufte. Kjo kërkesë është mbështetur nga subjektet kryesore politike, me përjashtim të Vetëvendosjes. Ndërkohë Kuvendi i Kosovës pritet të vendos të enjten nëse do t’i thotë po krijimit të kësaj Gjykate.