Gjatë një konference për medie në Bruksel, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme dhe të Migracionit, Dimitris Avramopoulos ka bërë të ditur lajmin se Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e viazave për qytetarët e Gjeorgjisë.
Në këtë koncerencë, ai ka folur edhe për progresin e Kosovës në procesin e librealizimit të vizave.
“Kur e kemi miratuar raportin final mbi përparimin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave për udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, kemi vlerësuar se posa të përmbushen të gjitha standardet e kërkuara, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës gjithashtu”, transmeton REL…